Ministri gjerman i Mbrojtjes do të vizitojë Kosovën të hënën, pritet nga Maqedonci - NACIONALE

Ministri gjerman i Mbrojtjes do të vizitojë Kosovën të hënën, pritet nga Maqedonci

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se të hënën më 5 shkurt, në Kosovë pritet të vijë për vizitë ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës thuhet se Pistorius do të shoqërohet nga deputet e Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes kanë treguar edhe agjendën për pritjen e ministrin Gjerman, ku do të pritet nga ministri kosovar, Ejup Maqedonci.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të hënën, më 5 shkurt, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, të shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30. Pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takimin bilateral. (mediat marrin vetëm pamje filmike).

Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj Qendre.

Sqarim: Transporti i gazetarëve nga Ministria e Mbrojtjes deri në QNKTSH në Pomozatin dhe anasjelltas është i organizuar nga MM.

(Për shkaqe sigurie, dronët nuk lejohen të marrin pamje filmike në QNKTSH në Pomozatin).

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Lajme të ngjashme