Ministri Çeku: Policia e Kosovës ka njësit të veçantë për të ofruar siguri për kishat dhe manastiret ortodokse - NACIONALE

Ministri Çeku: Policia e Kosovës ka njësit të veçantë për të ofruar siguri për kishat dhe manastiret ortodokse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka folur për manastiret dhe kishat ortodokse serbe në territorin e Kosovës.

Çeku tha se manastiret dhe kishat serbe në Kosovë janë të mbrojtura me njësit të veçantë nga Policia e Kosovës.

“Serbia po refuzon ta pranojë që në Kosovë ka ndërruar realiteti në raport me sigurinë, sot policia ka njësit të veçantë për të ofruar siguri për të gjitha kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë dhe një numër i pjesëtarëve janë serbë të Kosovës. Kosova e ka modelin më të avancuar në botë ligjor dhe institucional për mbrojtjen e pakicave dhe sidomos për mbrojtjen e kishave ortodokse në Kosovë”, tha Çeku në T7.

Lajme të ngjashme