Ministri Çeku njofton se kanë përfunduar punimet renovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeka, ka treguar se kanë përfunduar punimet renovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.
Më përfundimin e punimeve, Çeku ka thënë se tash “kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës.”
Postimi
Përfunduan punimet renovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë. Tani kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Hapësirën e rinovuar për herë të parë po e shijojnë ekipi i shfaqjes "Kamarja e turpit" nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha.
Vazhdojmë me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend.