Ministri Çeku: I kemi borxh Baletit Kombëtar - NACIONALE

Ministri Çeku: I kemi borxh Baletit Kombëtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar Baletin Kombëtar të Kosovës në shënimin e 50 vjetorit.

Ai ka marrë pjesë në ngjarjen e shënuar për këtë 50 vjetor me sjelljen në skenë të baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”.

Çeku ka shkruar se sonte u vërtetua që ende i kemi borxh të madh balerinëve, koreografëve, kostumografëve.

“Mbi të gjitha, edhe sonte u vërtetua që ende i kemi një borxh të madh balerinëve, koreografëve, kostumografëve e skenografëve që kanë punuar gjatë këtyre viteve për të mirë të baletit kosovar, e ajo është ndërtimi i një objekti ku Baleti Kombëtar i Kosovës sjellë në skenë shfaqjet e tyre në mënyrë të dinjitetshme. Përgëzime Baletit Kombëtar të Kosovës për organizimin e kësaj ngjarje ashtu siç i ka hije festimit të 50-vjetorit, nderimin e brezit të parë të balerinëve e balerinave dhe mbylljen e mrekullueshme me të ardhmen e vendit tonë, balerinët e balerinat e reja që na dhanë emocion të veçantë me performancën e tyre”, ka shkruar Çeku.

Lajme të ngjashme