Ministri britanik i Forcave të Armatosura përfundon takimin me Osmanin, shkon edhe në zyrë të Kurtit - NACIONALE

Ministri britanik i Forcave të Armatosura përfundon takimin me Osmanin, shkon edhe në zyrë të Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

James Stephen Heappey, ministër britanik i shtetit për Forcat e Armatosura po qëndron në Kosovë për një vizitë.

Gjatë ditës, ai fillimisht ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Ndërkaq, nga pamjet e dërguara nga fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli, shihet se Heappey ka arritur për vizitë edhe te kryeministri Albin Kurti.

Pas këtyre takimeve nuk ka pasur konferencë për media, ndërsa detajet pritet që të bëhen të ditura më vonë.

Lajme të ngjashme