Ministre Rizvanolli bën një postim të pakuptueshëm, godet opozitën
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë një postim të pakuptueshëm e me një sintaksë për gjynah në profilin e saj në Twitter.
Ajo ka kritikuar opozitën se e ka kundërshtuar një ligj për mbrojtjen e konsumatorëve në Kuvendin e Kosovës.
Por, sintaksa e saj e bën të pakuptueshme pjesën kryesore të postimit të saj.
“E pabesueshme që pamundësimit të trajtimit të tij (ligjit) para një jave mbi baza procedurale, opozita sot po e kundërshton këtë në Kuvend.”
Nuk e dimë se si do t’i rendiste fjalët z. Rizvanolli meqë është e pamundur të kuptohet saktësisht se çka ka dashur të thotë.
Komentatori politik Abit Hoxha këtë postim e ka komentuar me këto fjalë:
“Pse të duhet opozita ministre? Opozita e ka detyrë me kundërshtu ndërsa ju e keni detyrë me ba punë. Pse ka faj opozita këtu?”

