“Izoloni shtëpitë”, talljet e pafundme ndaj deklarates së ministres Rizvanolli - NACIONALE

“Izoloni shtëpitë”, talljet e pafundme ndaj deklarates së ministres Rizvanolli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas rekomandimit të vitit të kaluar për joystika të video-lojërave, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u kujdes përsëri që të bëhet virale me deklaratë. Disi pakujdesshëm, Rizvanolli rekomandoi sot qytetarët e Kosovës që të izolojnë shtëpitë e tyre për qëllim të kursimit të energjisë elektrike.

Deklarimi i ministres ngjante sikur po thuhej nga një pikëpamje naive, sikur për ministren - izolimi i shtëpive nuk është pengesë financiare për qyetatarët, por vetëm duhet të informohen se shtëpitë qëndrojnë më ngrohtë kur izolohen.

Rëndomë, sikur çdo rrëshqitje tjetër dekarative e pushtetit, edhe deklarata e Rizvanollit u bë virale nëpër rrjete sociale duke nxitur reagime e ilustrime ironike.

Faqja satirike në Facebook, "Breaking Bad Kosova", ka cituar sipas mënyrës së tyre deklaratën e Rizvanollit.

“Martohuni para se të bëhet ftoftë”, shkruanë BBK duke e ilustruar si deklaratë të ministres.

Kurse, Besnik Karaxha, një personazh aktiv në Facebook, i ka kushtuar një varg statusesh deklaratave të ministres Rizvanolli.

“Stiropoli 5 s’po bojke për shpija”, ka shkruar sipër fotografisë së ministres. Ndërsa në një status tjetër ai shkruan ironikisht se “për me kalu dimrin duhet të blejmë iPhone 14 të izoluar me case (mbështjellës).

Ndërkaq Argjend Osmani shkruan: Vishni qorape të leshta para se të bëhet ftoftë – Artane Rizvanolli

Kurse për një varg ironish ndaj deklaratave të ministres janë përkujdesur në fan-grupin “Komuniteti i Coolnfrsh”, ku kanë ilustruar meme të ndryshme kundrejtë kësaj deklarate:

Edhe analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ironikisht ndaj rekomandimit të Rizvanollit.

“Me e izolu shpinë, po u bojke ma nxehtë. Ministrja tha”, ka shkruar Mushkolaj.

Kurse, gazetari Parim Olluri jep një perspektivë tjetër ironike. Ai mendon se qeveria Kurti është e bindur se qytetarët nuk i izolojnë shtëpitë për shkak që janë “analfabeta”.

“Qeveria Kurti ëshët e bindur që kosovarët nuk i izolojnë shtëpitë për shkak që janë analfabeta. Jo për shkakun që nuk i kanë afro 5 mijë për ta bërë këtë investim”, ka shkruar ai.

E ironi ka pasur edhe nga bashkëpartiakët e Rizvanollit.

Asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Ferizajt, Amir Rexhepi, është tallur me ministren, duke "kërkuar" nga Rizvanolli të tregoj për trashësinë e rekomandueshme të materialeve izoluese.

“U bo ministre, po i izolojmë, veç tregona per trashesine e stiroporit, sa duhet me qene 10 cm a 15 cm”, ka shkruar Rexhepi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme