Ministrat e Grupit G7: Pasoja të rënda, nëse Rusia përdor armë bërthamore a kimike
Ministrat e Jashtëm të Grupit G7 thanë të premten se çfarëdo përdorimi I armëve bërthamore, kimike a biologjike nga Rusia do të kishte pasoja të rënda për këtë shtet.
Ministrat e shtatë fuqive ekonomike e përsëritën thirrjen e tyre që Moska t’i japë fund luftës në Ukrainë, raporton agjencia “Reuters”.
“Retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë është e papranueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të ministrave të G7-ës.
“Sot ne themelojmë një mekanizëm të bashkërendimit të G7-ës për ta ndihmuar Ukrainën që ta riparojë, ta rivendosë dhe ta mbrojë infrastrukturën e saj kritike të energjisë dhe ujit”, thuhet më tej në deklaratë.