Ministia e Kulturës ngushëllon familjen Kasapi, pas vdekjes së këngëtarit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Kasapi, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të famshëm Shpat Kasapi.
Telegram ngushëllimi
E nderuar familja Kasapi,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka prekur zemrat e të gjithëve.
Shpat Kasapi, me zërin e tij, me punën dhe me prezencën artistike, arriti të bashkonte publikun anembanë trojeve shqiptare dhe të krijonte një lidhje të veçantë me artdashësit. Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm dhe kujtimi për të do të jetojë gjatë.
Në emër të Ministrisë së Kulturës dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve, bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan artin e tij.
Me respekt,
Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit