Ministër Sveçla thotë se ishte në veri, shfaq edhe disa fotografi
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak dhe stacionon policor të policisë kufitare në Jasenovik.
Sveçla në Facebook, ka shkruar se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës po përbushin detyrat zyrtare për të siguruar ambient të qetë.
Ndërkohë, në Mitrovicën e Veriut, po mbahet tubimi i thirrur nga Lista Serbe.
Shkrimi i plotë i tij:
Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.
Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim.
