Minatori i Trepçës në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi: Punët i kemi keq, leni këto mbledhje - NACIONALE

Minatori i Trepçës në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi: Punët i kemi keq, leni këto mbledhje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Minatori i “Trepçës”, Sami Peci ka folur para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku ka kërkuar që të “shpëtohen” minatorët të cilët tash e tetë ditë janë futur në grevë.

Peci është përlotur derisa ka bërë thirrje ndaj deputetëve që t’i lënë mbledhjet dhe t’i nxjerrin minatorët nga greva.

Minutat janë të mëdhenj, kërkese shpirtërore është hajdeni shpëtoni minatorët”, u shpreh ai mes tjerash. Duhet me ditë që jeta po rrezikohet, leni këto sene mbledhje. Urdhëroni, me neve, pa neve t’i nxjerrim minatorët.” – raporton EO

“Jemi për kërkesa sociale se shume keq i kemi punët.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Në mbledhjen e sotme të Komisioni, ministrja e Ekonomisë, Artane Rivzanolli nuk ka shkuar për të raportuar.

Lajme të ngjashme