Milan akoma i interesuar për Renato Sanches - NACIONALE

Milan akoma i interesuar për Renato Sanches

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditëve të kaluara u mendua që Renato Sanches do t'i bashkohej PSG.

Mirëpo, në ditët e fundit, siç raporton gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, PSG është distancuar disi nga interesimi për lojtarin portugez.

Kjo ka shtyrë Milanin që të provonte sërish të kontaktonte me Lillen gjatë ditës së sotme. Drejtuesit e Milanit kanë biseduar me ata të Lillet. Mbetet për t'u parë nëse transferimi i tij drejt Milanit do të zhbllokohet së shpejti.

Lajme të ngjashme