Milaim Zeka: Kurti e ktheu dialogun për marrëveshjen finale me Serbinë në një dialog komplet teknik
Ish-deputeti Milaim Zeka lidhur me takimin e Kurtit në Bruksel ka thënë se Kurti, ndonëse ka deklaruar disa herë publikisht se nuk e njeh trysninë, ai është dorëzuar para presionit ndërkombëtar.
Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti se me politikën e tij ka bërë hapa prapa në dialogun me Serbinë duke e kthyer nga një dialog për marrëveshje finale në një dialog teknik.
“Kryeministri Kurti disa herë ka deklaruar publikisht edhe në Parlament të Kosovës edhe përpara gazetarëve se ai nuk e njeh trysninë dhe asnjë ndërkombëtar nuk mund të ushtrojë presion direkt apo indirekt ndaj tij, mirëpo muajt e fundit e kemi vërejtur që ndërkombëtarët kanë ushtruar presion dhe Albin Kurti është dorëzuar përpara këtij presioni, siç është ta zëm rasti i tabelave të makinave në veriun e Kosovës ku Albin Kurti me fajin e tij politik e ktheu dialogun nga një dialog politik, nga një marrëveshje finale me Serbinë në një dialog komplet teknik.” – tha Zeka për DTV Media.