“Miku im i madh Radojçiq”: RTK publikon një audio-incizim që tregon lidhjet e Fatmir Shehollit me Listën Serbe dhe Serbinë
Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar sot një audio-incizim, i cili tregon për lidhjet e Fatmir Sheholli, i arrestuar ndje për spiunazh, me Listën Serbe.
Në këtë material Sheholli dëgjohet duke biseduar me dy persona.
Bëhet fjalë për një grua dhe një burrë. Në bisedën me këtë të fundit, Sheholli thotë se ka përkrahje të madh në Serbi dhe nga Lista Serbe.
“Kam përkrahje jashtëzakonisht të madh nga Lista Serbe në gjithçka”, thotë Sheholli, duke treguar se mik të madh e ka edhe Milan Radioiçiqin.