Mihali tregon si ecte Kadare rrugëve të Tiranës: Ka një mall të shumëfishtë - NACIONALE

Mihali tregon si ecte Kadare rrugëve të Tiranës: Ka një mall të shumëfishtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dejona Miahli, koordinatore e komiteteve të VV-së, ka shkruar në lidhje me shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë.

Në postimin e saj, Mihali ka theksuar se çfarë do të thuhet pas vdekjes së Kadaresë

Sipas saj, ekziston një mall i shumëfishtë që lidhet me Kadarenë dhe Tiranën.

“Do të thuhet më pas se ka qenë një kohë që Ismail Kadare ka ecur çdo ditë rrugëve të këtij qyteti.

Edhe që ne kemi kaluar në ato rrugë sa ai ishte gjallë.

Plot do të thonë kam kaluar çdo ditë kah rruga e shtëpisë së tij, në qendër të Tiranës, te pallati me kuba.

Aty është tani një muze. Si të gjithë muzetë, i ftohtë.

Ka një mall të shumëfishtë që lidhet me Kadarenë dhe Tiranën. Ai mall rinte i kyçur me dryn. Prej sot do të derdhet nëpër qytet. Dhe do të qëndrojë në të gati përjetë” – ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme