Mihali tallet keq me konferencën e LDK-së, thumbon edhe Bekë Berishën e AAK-së
Koordinatorja e Komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka goditur rënd LDK-në e Bekë Berishën në një status të vetëm.
Ajo ka komentuar konferencën e LDK-së, të cilët kërkuan dorëheqjen e Ministres Arbërie Nagavci. Mihali ka ironizuar me partinë opozitare duke e quajtur parti të 1 mijë e 1 akademikëve, si dhe me kërkesën e tyre për dorëheqje të Ministres, duke thënë se kaq, do të kishte qenë e mundur të kërkonte edhe z. Bekë Berisha.
E plotë:
LDK e 1001 akademikëve, 30 e kusur vjet parti, del në konferencë për media me 22 gusht dhe gjithë çfarë propozon për temën e madhe, jetike, të teksteve shkollore për arsimin parauniversitar është: të dorëhiqet Ministrja.
OK! Tjetër? Se kaq kishte mundur me e thënë dhe për shembull z. Bekë Berisha i komisionit për Siguri..