Mihali përzihet në fushatën zgjedhore të PDK-së dhe LDK-së; ua përqesh idetë - NACIONALE

Mihali përzihet në fushatën zgjedhore të PDK-së dhe LDK-së; ua përqesh idetë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në kohën kur partitë politike në Kosovë po intensifikojnë aktivitetet e tyre në prag të zgjedhjeve të ardhshme, Dejona Mihali, Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk i ka rezistuar përfshirjes në fushatën e partive opozitare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mihali përqeshi disa nga idetë e fundit të fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

"Më falni për ndërhyrjen në fushatë - po kjo me "expresso" e PDK-së dhe disa me "kolltuqe" të LDK janë duke i bë konkurrencë të hatashme shtyrjes së autobusit në 2019. Edhe ashtu viti i ri afër, humor kudo." - ka shkruar Mihali.

Lajme të ngjashme