Mihali: Serbia e sotme është kopje e regjimit të Millosheviqit në krye me Vuçiqin
Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në LVV, ka komentuar miratimin e rezolutës nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.
Në shkrimin e saj, Mihali ka vlerësuar se Serbia e sotme është kopje e regjimit të Slobodan Milosheviqit, ish-president autoriat i Serbisë, i dyshuar për krime lufte dhe i njohur gjerësisht si “Kasap i Ballkanit”.
“Sot OKB miratoi Rezolutën që dëfton të vërtetën e Serbisë: Në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe atë e ka shkaktuar regjimi i Millosheviçit.
Serbia e sotme është kopje e atij regjimi sa kohë në krye ka Aleksandër Vuçiçin.
Mohues i gjenocidit, krimeve të luftës, admirues edhe publikisht i Sllobodan Millosheviçit” – ka shkruar ajo.