Mihali s’e komenton letrën e Qeverisë, merret me Serbinë si “shembull i pastrimit të parave” - NACIONALE

Mihali s’e komenton letrën e Qeverisë, merret me Serbinë si “shembull i pastrimit të parave”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, duket se nuk është e interesuar të komentojë letrën e Qeverisë së Kosovës, që i dërgoi Këshillit të Evropës, ku zotohej për dërgimin e draftit të Asociacionit deri në fund të majit në Gjykatën Kushtetuese.

Mihali është krejt jashtë temës kryesore të ditës. Koordinatorja Mihali nuk e ka komentuar fare këtë letër, duke zgjedhur të merret me një temë tjerër, që në fakt është temë periferike në debatin politik.

Mihali i ka bërë jehonë një qëndrimi të kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur Serbinë “kampione të pastrimit të parave”.

“Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij sot në Kotor u kërkoi 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e Autoritetit evropian kundër pastrimit të parave -

"EU Anti-Money Laundering Authority" (AMLA).

Sepse krimi financiar duhet luftuar.

Sepse nuk ka mundësi të flitet për demokraci, fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal, Bashkim Evropian e të ngjashme, kur ka shtete në Ballkan si Serbia për shembull që është kampion i pastrimit të parave dhe aksioneve kriminale brenda dhe jashtë Serbisë me këto para” – ka shkruar Mihali.

Lajme të ngjashme