Mihali i shton apetitet për zgjedhjet: 500K e përpjejtë
Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka zyrtare një sllogan, përmes së cilës në mënyrë megalomane kërkon 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti.
Megjithatë, Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve të VV-së, e ka çuar një hap më tutje “entuziazmin”.
Mihali ka shkruar një status, duke thënë se 500 mijë e përpjetë duhet të jetë rezultati i VV-së.
“118
500K❤ e përpjetë
Lëvizja VETËVENDOSJE!” – ka shkruar ajo.