Mihali i redakton komunikatat e vendimet në KEK
Kur Kosova kishte telashe të mëdha me çmimin e rrymës e reduktimet, Korporata Energjetike e Kosovës kishte hartuar një kërkesë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
E njëjta, i dërgohet Dejona Mihalit për ta verifikuar. Pra, thënë shkurt: Kryeshefi i KEK-ut i kërkonte aprovim Dejona Mihalit nëse një vendim për gjendje të jashtëzakonshme, ishte në rregull. Dokumente të tilla, në mesazhet e siguruara nga Nacionale, shihet se Krasniqi i dërgonte gjatë tërë kohës Dejona Mihalit.


Madje, Mihali merrej edhe me komunikatat e KEK-ut. I redaktonte, e tregonte se çka duhet të përmirësohet.
”Dejona a je zgjuar”, i shkruan Krasniqi.
”Mirë është komunikata”, ia kthen ajo.
”Faleminderit. E procedova për publikim”, ia kthen Krasniqi më tutje.
Në fakt, kjo nuk duket rastësi. Në një tjetër mesazh, është Mihali e cila kërkon disa redaktime për një dokument të cilin ia kishte përcjellur Nagip Krasniqit. “Ta ridërgova me disa plotësime nga ana e ime”. Mihali ia kthen “Rrofsh. E pashë emisionin, ishte tepër mire”, thuhet në mesazh.