Mihali i gjen një gabim gjuhësor Bajramit, por vetë bën disa
Kryetarja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka gjetur një gabim gjuhësor deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, por në shkrimin e saj përmirësues edhe vetë ka bërë disa gabime drejtshkrimore.
Bajrami e shkroi gabimisht foljen “zgjedh”, që në vetën e dytë të numrit njëjës, në mënyrën urdhërore bëhet “zgjidh”.
Sidoqoftë, edhe Mihali bëri gabime. Fillimisht, e përdori presjen në mënyrë të gabuar, pas kryefjalës së fjalisë së parë. Më pas, në vend se të shkruante “mund të japë”, shkroi “mundet të japë”.
Më pas, Mihali e përdori gabimisht trajtën e shkurtër të shkrirë, “ia”, dhe e shpërfilli standardin gjuhësor, pasi nuk e përdori paskajoren “për të zgjedhur”, por shkroi “me zgjedhë”.