Mihali: Lista Serbe s’duhet të cerfitikohet në asnjë rrethanë
Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar dy statuse, ku ka komentuar Listën Serbe.
Në të dy këto shkrime, Mihali ka vlerësuar se Lista Serbe nuk duhet të certifikohet.
“Lista serbe, partia e Radojçiqit, nuk duhet të certifikohet në asnjë rrethanë.
Ne kemi vepruar e bërë thirrje çdo herë në rrethana si këto prej themelimit të Listës Serbe në 2013, tek Zajednica, amnistimi dhe futja e kriminelëve të Serbisë në Policinë e Kosovës dhe ja ku i patëm para syve pasojat.
Nuk bën asesi që sot, të lejohet sërish veprimtaria e Listës Serbe sikur mos të kemi mësuar asgjë” – ka shkruar ajo.