Mihali e VV-së e thotë fjalën e saj për protestën e gazetarëve, përmend Kongresin e Ambasadorëve në Londër më 1913 - NACIONALE

Mihali e VV-së e thotë fjalën e saj për protestën e gazetarëve, përmend Kongresin e Ambasadorëve në Londër më 1913

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja e Vetëvendosjes, Dejona Mihali, e ka thënë fjalën e saj për protestën e sotme të gazetarëve kosovarë në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Mihali nis duke thënë që është “e vërteta” ajo që “e prodhon lirinë kur ajo përdoret” duke e cilësuar atë si kategori morale bashkë me lirinë. Ajo nuk citon në këtë ligjëratë ndonjë eticien të caktuar për të mbështetur pretendimin e saj.

“Nëse e di që diçka është e vërtetë por dështon ta thuash a përdorësh atë, nuk prodhohet kurrfarë lirie.” – pretendon më tej znj. Mihali në postimin e publikuar në Facebook.

Ajo më pas del te shkeljet e pretenduara të mediumit Klan Kosova për të cilat pushteti i hoqi licencën e biznesit.

“E vërteta sot për shembull është që interesat e Kosovës janë nën sulm nga një shtet si Serbia. Gjakova është qytet i Kosovës.” – shkruan Mihali. Në fakt, kjo është e vërteta e Kosovës tash e më shumë se tri dekada.

Më pas ajo përmend se si Gjakova është “historikisht shqiptare” që para 110 vitesh kishte mbetur e ndarë edhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme