Mihali e VV-së e sertë në reagim: Policia s'është pushime, s'merret me kushte kur është në detyrë - NACIONALE

Mihali e VV-së e sertë në reagim: Policia s'është pushime, s'merret me kushte kur është në detyrë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një prej njerëzve më të pushtetshëm në Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka bërë një reagim mjaft të ashpër në Facebook pas raportimeve se disa prej zyrtarëve policorë ishin ‘demoralizuar’ për shkak të qëndrimit të gjatë.

Mihali, që është koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje dhe që besohet të ketë rol të rëndësishëm edhe në politikat qeveritare, ka shkruar mes tjerash se “Policia nuk është as spektakël, as pushime, as rehati.”

Ajo më tej shkruan që “kur polici e policja janë në detyrë, operacion a aksion nuk merren as me kushtet, as me vështirësitë por me zbatimin e planit, cakun dhe rezultatet.”

Mihali konsiderohet se ka qenë prej njerëzve kryesorë që ka kontribuuar në përgatitjen e Ligjit për Paga dhe Ligjit për Sektorin Publik që tashmë kaluan në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, ka pasur kritika të shumta për mos-ndërrimin e policëve në pikat Jarinjë dhe Leposaviq.

Statusi i plotë i znj. Mihali:

Lajme të ngjashme