Miftari: Pezullimi i pagave për punëtorët që hyjnë në grevë, cenon rëndë të drejtat e punëtorëve
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftari, ka kritikuar iniciativën për pezullimin e pagave ndaj punëtorëve të sektorit publik që hyjnë në grevë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pezullimi i pagave për punëtorët që hyjnë në grevë të ligjshme është cenim i rendë i të drejtave të punëtorëve.
Ai e ka ftuar institucionet që të merren masa ndaj personave që kanë filluar këtë iniciativë.
Postimi i plotë i Miftarajt:
Neni 18
Efektet e grevës së ligjshme
1. Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës.
Keshille juridike falas per Qeverine:
Neni 18 pika 1 e Ligjit per Grevat, nenkupton se pezullohen detyrimet e punetorit per te permbushur obligimet qe dalin nga kontrata e punes.
Neni 18 pika 1 e Ligjit per Grevat, ne asnje rrethane nuk nenkupton se pezullohen obligimet e shtetit, apo punedhenesit ne sektorin privat te pezulloj te drejtat e punetorit ne page dhe beneficione tjera qe rrjedhin nga kontrata e punes, gjate kohes se greves se ligjshme.
Pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punëtoreve qe hyjne ne greve te ligjshme, eshte cenim i rende i te drejtave te punetoreve, e papare ne nje shtet demokratik, ose nga nje parti politike qe ka promovuar shtet social.
E papranueshme. Kjo nuk kalon. Masa te menjehershme ndaj kujdo qe ka filluar nje iniciative te tille.