Miftaraj: VV-ja ishte optimiste edhe për Lajçakun e Borrellin, por u zhgënjye shpejt
Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka shkruar në lidhje me “optimizmin” e VV-së, se Kaja Kallas mund ta ndryshojë rrjedhën e dialogut.
Por, sipas Miftarajt VV ishte optimiste edhe për Lajçakun e Borellin por u zhgënjyen shpejt. Prandaj sipas Miftarajt duhet të pritet shtatori dhe ta vlerësojmë këtë “optimizëm” të VV-së.
E plotë:
VV’ja optimiste se Kaja Kallas mund ta ‘ndryshojë’ lojën në dialogun Kosovë-Serbi.
Nejse, në fillim njejtë tepër optimistë kanë qenë edhe në raport me Borellin dhe Lajçakun, kështu që optimizmi shpejtë mundet me iu kthy në pezimisem duke ditur si operojnë.
Optimizmi më i madh është me bisedu, koordinu dhe bashkëpunu me Ëashington DC dhe me e rendesishmja me iu dal Zot premtimeve dhe zotimeve qe vet i keni marr persiper.
Shpejte vjen shtatori e tetori dhe e vleresojme kete optimizem ne LVV.