Miftaraj veteranëve të UÇK’së: Sot nuk e keni respektin që e meritoni
Data 30 dhjetor shënon Ditën e Veteranit, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranit për sjelljen e lirisë dhe pavariësisë për popullin e Kosovës.
Lidhur me këtë Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, përmes një statusi në Facebook, ka kujtuar këtë ditë duke thënë se sot këta veteranë nuk e kanë respektin që e meritojnë, përcjell Nacionale.
“Mbase sot nuk e keni respektin që meritoni, por pashmangshëm jeni pjesë e historisë së popullit shqiptar, dhe përmes historisë do të kujtoheni përherë si vlerë e lirisë së popullit shqiptar”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se me 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes së Komandantit Legjendar- Adem Jasharit, me forcat serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi rezistenca ushtarake e UÇK’së.
Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK’së.