Miftaraj tregon kushtet që duhet t`i përmbush Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës - NACIONALE

Miftaraj tregon kushtet që duhet t`i përmbush Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar raportin e Këshillit të Evropës për Kosovën.

Ai ka treguar se raporti flet për kushtet që Kosova duhet t`i plotësojë për të u anëtarësuar në këtë organizatë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar për dy kushtet kryesore.

Rruga drejte anetaresimit ne Keshillin e Evropes kerkon nga Kosova te permbush keto kushte: Të zbatohet pa vonesë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e kishes se Decanit; Politika me theks te vecante partia ne pushtet LVV të respektojë plotësisht pavarësinë e gjyqësorit, duke përfshirë ndalja e kritikave te panevojshme që minojnë besimin në gjyqësor”, ka Miftaraj.

Lajme të ngjashme