Miftaraj: Shteti mbyll sytë para kompanive të ndërtimit, të merret mësim nga tërmeti në Turqi - NACIONALE

Miftaraj: Shteti mbyll sytë para kompanive të ndërtimit, të merret mësim nga tërmeti në Turqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se shetit po mbyll sytë para pronarëve të kompanive të ndërtimit në Kosovë.

Reagimi i tij vjen pas tërmetit në Turqi e Siri që la të vdekur gati 30 mijë persona.

Ai ka thënë se mijëra objekte banesore janë pa pranim teknik dhe se banorët pak e dinë për cilësinë e ndërtimit.

Miftaraj ka bërë thirrje ndaj shtetit duke thënë: “Shteti do të duhej të merr mësim nga tërmeti nê Turqi, dhe të veproj. Të merret me shkakun sot, dhe jo pasojat nesër.

Reagimi i plotë i tij:

Afërsisht 30 mijë viktima të tërmetit në Turqi dhe Siri. Sipas OBSh, numri i viktimave mund të dyfishohet! Mbi 5 milion njerëz pa kulm mbi kokë.

Ndërkohë në Kosovë, janë me mijëra objekte banesore pa pranim teknik.

Pse? Sepse, shteti mbyll sytê para pronarêve tê kompanive të ndërtimit.

Pse? Sepse, për çdo objekt banesor, pronarët e kompanive të ndërtimit kur kanë tejkaluar lejet e ndërtimit duhet të paguajnë mbi 80 mijë Euro pêr të marr pranimin teknik.

Sa dinë banorët se ku jetojnë, sa është cilësia e ndërtimit, sa janë të sigurta këto objekte, pothuajse pak ose hiq.

Shteti do të duhej të merr mësim nga tërmeti nê Turqi, dhe të veproj. Të merret me shkakun sot, dhe jo pasojat nesër.

Gjatë fushatës parazgjedhore kanê premtuar se do të trajtojnë këtë problem, deri tani asnjê veprim.

P.S. Shteti në këtë rast është pushteti qendror dhe ai lokal, ku hyn të gjitha partitë politike pa dallim.

Lajme të ngjashme