Miftaraj: Serbia qëllim ka krijimin e një krize humanitare në veri
Ehat Miftarja nga IKD ka thënë se kur dëgjon deklarimet e krerëve të shtetit të Serbisë për barrikadat në veri lë të kuptohet se barrikadat atje janë qëndrim i tyre.
Ai ka reaguar pas deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiq, që tha se as babadimri nuk mund të kalojë përmes barrikadave.
Miftaraj thekson se Serbia po kërkon krijimin e një krize humanitere në veri të Kosovës.
“Serbia qëllim ka krijimin e një krize humanitare në pjesën veriore të Kosovës, ku faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë dhe serbë të pjesës veriore të Kosovës.”, ka shkruar ai ndër të tjera.
“Kryeministrja Bernabiq, kukull e Vuciq, deklaron se as babadimri smund të kaloj përmes barrikadave. Mësimet nga kjo deklaratë, tregojnë qëndrimin zyrtar të Beogradit se: 1. Barrikadat janë dorë dhe qendrim zyrtar i Serbisë; dhe 2. Serbia qëllim ka krijimin e një krize humanitare në pjesën veriore të Kosovës, ku faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë dhe serbë të pjesës veriore të Kosovës.”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe kryeministrja serbe në reagimin ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë ka thënë në barrikada nuk mund të kaloj as “babadimri”.
