Miftaraj reagon ndaj arrestimit të kameramanit: Është shkelje e rëndë e lirisë së medias
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar kundrejt Prokurorisë Themelore në Prizren, pas arrestimit të gazetarit dhe kameramanit të “Betimit për Drejtësi”.
Miftaraj tha se arrestimi dhe marrja në pyetje e kameramanit pse ka kryer detyrat e tij, janë shkelje e rëndë e lirisë së medias, ndërsa marrja në pyetje e tij është veprim arbitrar i Prokurorisë Themelore në Prizren dhe të njëjtit menjëherë duhet të lirojnë kameramanin Arianit Tahiri.
“Kjo sot i ndodhi gazetareve dhe kameramanit te Betimiperdrejtesi. Prokuror qe nuk e din as ABC e ligjeve qe i mbrojne gazetaret në punen e tyre apo prokurore qe I dalin ne mbrojtje krimit duke I penguar gazetaret në punen e tyre”, shkruan Miftaraj.
Ky i fundit kërkon sqarime nga kryeprokurori, Admir Shala, dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, dhe kërkon që të ndërmarrin veprime ndaj prokurorit të rastit, i cili keqpërdori pozitën dhe autoritetin zyrtarë kaq hapur.