Miftaraj: Pushtet hajgare, mosmirnjohës, pagat për vete i ngritën përafërsisht 400 euro, pensionistëve 20 - NACIONALE

Miftaraj: Pushtet hajgare, mosmirnjohës, pagat për vete i ngritën përafërsisht 400 euro, pensionistëve 20

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar pas ngritjes së pensioneve për 20%. Sipas tij, kjo ishte e padinjitetshme, sepse me 20 euro pensionistët nuk mund t’ua blejnë as smokat nipave e mbesave për një muaj.

Miftaraj ka përmendur faktin se qeveritarët rritën për vete pagat përafërsisht 400 euro në fillim të mandatit, duke i quajtur “pushtet hajgare”, dhe “mosmirnjohës”.

E plotë:

Nuk respektohet dinjiteti i pensionisteve me 20 Euro o njerëz të pushtetit.

Me 20 Euro as smoka për nipa e mbesa smunden me ble për një muaj, mos të flasim për një jetë të dinjitetshme.

Sidoqofte pagat për vete i paten ngrit perafersisht 400 Euro ne fillim.

Pushtet hajgare dhe mosmirenjohes!

Lajme të ngjashme