Miftaraj: Prokuroria Speciale t’a sqaroj se si iu hoq fletëarresti Radoiçiqit - NACIONALE

Miftaraj: Prokuroria Speciale t’a sqaroj se si iu hoq fletëarresti Radoiçiqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nuk merr mundin të dalë me sqarim se si i është hequr fletarresti Milan Radoiçiqit.

“Sot e kemi një Prokurori Speciale e cila as s’e merr mundin me spjegu kush ka qenë prokurori që ka tërheq fletarrestin ndaj Radoiçiqit. Sot, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale del e lëshon komunikata nashta se u arrestu dikush atje në Prishtinë për një vepër palidhje, por nuk jep informatë se si erdhi deri te tërheqja e fletëarrestit ndaj Radoiçiqit, këto janë detyra të shtëpisë”, tha Miftaraj, raporton Betimi për Drejtësi.

Ai po ashtu tha se ndërkombëtarët do të kishin vlerësuar nëse provat që janë gjetur në veri, të ndaheshi përmes rrugëve diplomatike.

“Jam shumë i sigurt, ndërkombëtarët e kishin vlerësu shumë më shumë, nëse institucionet tona të sigurisë dhe drejtësisë, krejt ato provat çka janë gjetë në pjesën veriore të cilat po gjenden çdo ditë, nëse të njëjtat do të ishin ndarë përmes rrugëve diplomatike. Nuk kemi nevojë ne me bë “shou” me informu popullin tonë se çka u gjet çfarë armatimi”, tha Miftaraj.

Ai po ashtu tha se dy ditë pas sulmit, partnerët ndërkombëtarë kanë qenë shumë të shqetësuar se pse kanë dalë pamjet e sulmit në këtë fazë kaq të hershme, sipas tyre i kanë dhënë edhe përgatitje edhe Aleksandar Vuçiqit atë natë kur ka dalë konferencë për media me pa se çka ka ndodhë.

Lajme të ngjashme