Miftaraj për protestat e serbëve të Kosovës: Nuk mund të quhet protestë kur shumica janë me maska - NACIONALE

Miftaraj për protestat e serbëve të Kosovës: Nuk mund të quhet protestë kur shumica janë me maska

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit sot.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se serbet lokal në Kosovë kanë të drejtë të protestojnë, për ta shprehur paknaqësinë në mënyrë të lirë dhe të papenguar.

Miftaraj tutje ka thënë se protesta është legjitime kur të njejtit tregojnë dhe dëshmojnë se janë shtetas të Kosovës, mirëpo siç thotë ai nuk mund të cilësohet si protestë kur shumica janë të maskuar, dhe janë të paguar nga grupe kriminale ose të nxitur nga Vuçiq.

Ata që mbajnë maska, dhe kanë sjellje anarkiste nga e drejta në protestë kalojnë në grup kriminal që për qëllim kanë destabilizimin e Kosovës dhe kësaj pjese të Ballkanit”, përfundon statusi i tij.

Lajme të ngjashme