Miftaraj: Para se me shku, ministri Mehaj duhet të tregoj sa para janë mbledhur në Fondin e Sigurisë
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kërkuar nga ministrit i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të tregoi se cila është shuma e mbledhur në Fondin e Sigurisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Mehaj para se të largohet nga ky post duhet t`i informojë qytetarët e Kosovës për këtë shumë.
“Ministri Mehaj, para se me shku kallxona sa miliona Euro jane mbledh ne Fondin e Sigurisë. Kaq borxh na ke, na u ka ba marak çka me ble me ato mjete!”, ka shkruar Miftaraj.
Gazeta Nacionale dje ka raportuar se Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dhënë dorëheqje. Pasardhës i tij pritet të jetë koloneli i njohur u FSK-së Ejup Maqedonci.