Miftaraj kritikon Qeverinë Kurti për Trustin: Tallava qeverisja nuk është ndryshe - NACIONALE

Miftaraj kritikon Qeverinë Kurti për Trustin: Tallava qeverisja nuk është ndryshe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftarja nga IKD ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e emërimit të Bordit të Trustit si dhe emërimet e sekretarëve nëpër ministri të ndryshe.

Ai ka thënë se kështu avancon korrupsioni në institucione.

Miftaraj e ka quajtur qeverisjen “tallava qeverisje” teksa ka thënë se vizioni i tyre është për t’i kontrolluar ato.

Tallava qeverisja nuk është ndryshe. Pa vizion për qendrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve publike, por me vizion për ti kontrolluar.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Statusi:

Korrupsion nuk është vetëm me kërku lekë me kry një favor.

Korrupsion është edhe kur Qeveria ose Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit, me qëllim nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të Sekretarëve nëpër shumicën e ministrive ose emerimin e bordeve me injoranta dhe servila.

Tallava qeverisja nuk është ndryshe. Pa vizion për qendrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve publike, por me vizion për ti kontrolluar.

Lajme të ngjashme