Miftaraj: Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është sinonim i korrupsionit
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shkruar në Facevook se keqpërdorimi i detyrës zyrtare është “sinonim” i veprës penale të korrupsionit
Këtë deklarim Miftaraj e ka bërë si reagim ndaj deklaratave të zyrtarit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Nexhat Krasniqi, i cili ka shprehur qëndrimin e tij pas sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mifaraj ka theksuar se keqpërdorimi i detyrës zyrtare ishte shndërruar në fenomen "kur politikanet mbanin ligjerata se kjo veper nuk eshte veper penale korruptive, IKD ne vitin 2021 ne nje nga konferencat qe kishte te ftuar Kryeprokurorin e Shtetit Besim Kelmendi, Kryetarin e Gjykates Supreme Enver Peci dhe Kryetarin e Gjykates se Apelit kishte kerkuar interpretim nga te tre nese keqperdorimi i detyres zyrtare eshte veper e korrupsionit."