Miftaraj i indinjuar me Kurtin: S’meriton të jetë i pari i qeverisë dikush që cënon raportet me ShBA-në
Tashmë kur plasaritja e thellë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është komunikuar publikisht, me konfirmim të hapur nga vetë ShBA, juristi Ehat Miftaraj është shprehur i indinjuar me kreun e qeverisë kosovare, Albin Kurti, duke vlerësuar se dikush “që i cënon raportet me ShBA-në nuk e meriton të jetë i pari i qeverisë”.
Miftaraj, po ashtu, pati thirrje edhe për politikanët në pushtet që “të largohen nga kjo rrugë krejtësisht e gabuar” referuar kursit të ndjekur qeveritar që ka rezultuar në reciprokim “mospatneriteti” nga ShBA; të kumtuar nga Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O'Brien dhe ri-përcjellur në disa raste nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
Reagimi i Miftaraj:
Një kryeminister i Kosoves qe i cenon raportet me ShBA nuk e meriton te jete i pari i qeverise se Republikes se Kosoves.
Secili deputet i Kuvendit te Kosoves, secili minister i qeverise se Kosoves, secili keshilltar politik i kesaj qeverie qe beson dhe punon per promovimin dhe mbrojtjen e interesave te republikes se Kosoves, sot do te duhej te deshmonte veten dhe te largohej nga kjo rruge krejtesishte e gabuar.
Kosova nuk e ka komoditetin qe per egot dhe interesat personale te nje pushtetari te rrezikoj dhe te tradhtoj te ardhmen e republikes.
Kosova meriton shume me mire!