Miftaraj: Edhe juristi më fillestar e din që vendimi për uljen e pagave është i kundërligjshëm
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar lidhur për vendimin e Qeverisë për të kthyer pagat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe komplet sistemit të drejtësisë, ashtu sikur ishin para vitit 2017.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se ky vendim nuk do të gjejë zbatim. Siç thotë ai, një jurist me njohuri elementare e din se vendimi i Kryeministrit për uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshem.
“Një jurist me njohuri elementare e din se vendimi i Kryeministrit për uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshem. Ky vendim nuk ka me gjetë zbatim. Nuk mundet mu zbatu nje vendim i kundërligjshëm. Më vjen keq per Kryeministrin Kurti për nivelin e njerëzve që e keshillojne në çeshtje te drejtesise. Këta nuk ia dojnë të mirën Kryeministrit. Të njëjtit nuk duhet me vënë në situata të tilla Kryeministrin”, ka shkruar Miftaraj.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar Ligji për Paga dhe ai për Zyrtarët Publikë.