MF akuzohet për mostransparencë për procesin e rekrutimit të Drejtorit të ATK-së dhe Sekretarit të MF-së - NACIONALE

MF akuzohet për mostransparencë për procesin e rekrutimit të Drejtorit të ATK-së dhe Sekretarit të MF-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Iniciativa “CorrWatch”, konsorcium i organizatave të shoqërisë civile (GLPS, GAP dhe INDEP), janë shprehur të shqetësuar për mungesën e transparencës së Ministrisë së Financave e udhëhequr nga Hekuran Murati, për procesin e rekrutimit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore (ATK) dhe pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).

CorrWatch kanë thënë se nuk janë ftuar për të monitoruar këto dy konkurse anipse ishin pranuar për monitorim.

Megjithatë, edhe përkundër konfirmimit nga MFPT, CorrËatch nuk është ftuar për monitorimin e këtyre dy pozitave. Në rastin e ATK-së, CorrWatch, ka kërkuar që t’i mundësohet rishikimi i aplikacioneve të kandidatëve por ministria ka ofruar qasje vetëm në një raport bazik të tyre, dhe nuk ka lejuar qasjen në në dosjet e kandidatëve. Ndërsa sa i përket pozitës së Sekretarit të përgjithshëm në MFPT, CorrWatch nuk është ftuar për t’a monitoruar procesin.” – thuhet në reagimin e tyre.

Më tej, në reagimin e tyre është thënë se praktika e tilla e rrezikojnë që të ketë ndërhyrje politike.

Një praktikë e tillë rrezikon që këto procese të mbyllura të jenë subjekt i ndikimeve politike dhe personale, duke minuar kështu besimin e qytetarëvë në institucionet publike. Kufizimi i qasjes dhe monitorimit të shoqërisë civile cënon thellësisht transparencën dhe llogaridhënien e këtyre proceseve të rëndësishme. Përfshirja e shoqërise civile mbetet jetike duke i kontribuar kështu parimeve kryesore te rekrutimit në institucionet publike.” – thuhet ndër të tjera.

Lajme të ngjashme