“Metro”: Tre mandate të dyshimta si u.d. i RTK-së dhe afërsia me sekretarin e VV-së - NACIONALE

“Metro”: Tre mandate të dyshimta si u.d. i RTK-së dhe afërsia me sekretarin e VV-së

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazeta “Metro” ka raportuar se Hysen Hundozit pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së është duke e ushtruar në kundërshtim me statutin e këtij televizioni.

Sipas Statutit të RTK-së, neni 19, pika 7 dhe 8, mandati i ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.

I njëjti, po ashtu, nuk mund të emërohet dy herë në këtë pozitë.

Pavarësisht kësaj dispozite, Hundozit ka vazhduar mandatin e tij.

Sipas media në fjalë, Hundozi këtë pozitë po e mban për shkak të afërsisë me pushtetit.

Hysen Hundozi, sipas gaztës, njihet si mik i afërt i Meti Ramës, vëllait të Sekretarit të Përgjithshëm Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama.

“Sipas burimeve, vazhdimi i dytë i mandatit nuk është formalizuar përmes një vendimi zyrtar, por vetëm përmes një dakordimi joformal mes katër anëtarëve të Bordit të transmetuesit publik. Edhe pse periudha e dytë gjashtëmujore tashmë është konsumuar, Hundozi vazhdon ende ta ushtrojë pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.”, ka shkruar gazeta Metro.

Lajme të ngjashme