Meta: S`ka shkruar “hajmali” vetëm Burdushi, edhe partitë politike kanë premtuar pa mbulesë - NACIONALE

Meta: S`ka shkruar “hajmali” vetëm Burdushi, edhe partitë politike kanë premtuar pa mbulesë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila sot ka dënuar me 4 vite e gjashtë muaj burgim Hysri Peqani, i njohur ndryshe si ‘Burdushi”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk është vetëm Burdushi që ka shkrua “hajmali” në Kosovës.

Ai ka bërë me dije se edhe qeveria aktuale dhe ato para saj kanë premtuar realizim të ëndrrave për qytetarët, duke mos u bazuar në realitet.

S'osht bre se vetëm një BURDUSH ka shkruajt "Hajmalia" në këtë vend dhe ka premtuar realizimin e krejtë andrrave "përmes paraqitjes së rreme të fakteve (dhe) se kinse posedon aftësi mbinatyrore..."!? n'KS osht premtu, nga tjerët, se shumë shpejtë: - do të kemi një "Silicon Valley"; Se kanë me u hap (PDK) 300'000 vende pune për një mandat; LDK u pat përgjigjë (demek për'toke) se "na" i hapim 150'000; Termocentral me 2100 MË, s'ka lan kush pa premtue; Se kosova ka me u bo Zvicer; Liberalizim t'Vizave prej vitit 2012 (i kem nga Burdushat); Se Trepca e Minierat kanë me u rikthy fuqishëm e me punësue mbi 20'000 punëtorë. Tjerëve ju kanë dokë këto rrena për'toke, e jonë qu ja kanë fut për hava”, ka shkruar Metaj.

Me tej, ai ka përmendur edhe premtimet e qeverisë aktuale, që ende nuk i ka realizuar.

Lajme të ngjashme