Meta: Përkrahja për Kosovën është detyrë kushtetuese e morale - NACIONALE

Meta: Përkrahja për Kosovën është detyrë kushtetuese e morale

3 vjet më parë

nga Muhamet Koci

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se përkrahjen për Kosovën gjatë mandatit të tij e ka pasur obligim moral dhe kushtetues.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovë si President i Shqipërisë, ai ka thënë se nuk pranon asnjë falënderim që i bëhet nga udhëheqësit e Kosovës për punën e tij.

Nuk pranoj as një falënderim për arsye se kam bërë detyrë kushtetuese, por edhe morale, siç e ka edhe çdo qytetar i Shqipërisë. Dhe e vetmja keqardhje që kam është se mund të kisha bërë edhe me shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre 5 vjetëve. Por ju jap fjalën se nga dita e hënë, 25 në mëngjes, do të bëjë shumë herë më tepër edhe për Kosovën”, ka deklaruar Meta, në konferencën e përbashkët për medie me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme