Meta i Listës Guxo: Idenë për dy kryetarë e propozoi Gërvalla, ishte bombastike - NACIONALE

Meta i Listës Guxo: Idenë për dy kryetarë e propozoi Gërvalla, ishte bombastike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Burim Meta, ka folur për zgjedhjen e dy kryetarëve të subjektit që i takon.

Meta ka thënë për T7 se ky propozim erdhi nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tashmë njëra nga kryetaret e Listës Guxo.

Ai tha se një ide dhe propozim i tillë ka qenë një informatë bombastike, të cilën thotë se pasi e kanë marrë si informatë e kanë lënë të pushojë pak dhe pak ditë para mbajtjes së Kuvendit, pasi kanë menduar rreth saj, kanë vendosur për po.

Po, bashkëdrejtues. Fytyra markante të partisë “GUXO”. Pas Vjosës që u bë presidente, ne ishim produkt i saj, që nga fillimi është ditë që si lider pas saj do të jetë Donika Gërvalla, por nga përvoja e saj edhe jashtë Kosovës, ka qenë mendimi dhe propozimi që ne t’i kemi dy bashkëkryesues. Kjo s’ka lindur nga modestia e saj, apo nga ndonjë përçarje, por ka lindur vetëm për shkak të harmonisë. Ka qenë një informatë mjaft bombastike. Ka qenë informatë që e kemi marrë, e kemi lënë të pushojë, kemi menduar. Dhe pak ditë para Kuvendit kemi thënë po. Dhe kështu partia GUXO, me idetë e saj, paraqet ide reformative”, ka thënë Meta.

I pyetur nëse një ide e tilël është anti-ligjore, Meta ka thënë se s’beson meqë në kuvend zgjedhor kanë qenë edhe përfaqësues të KQZ-së.

“Nuk e besoj që mundet me qenë anti-ligjore. Sepse kolegët që janë marrë me organizim të Kuvendit, kanë qenë takime të ditë për dita, kemi pas edhe përfaqësues të KQZ-së që kanë qenë në Kuvendin tonë”, ka thënë Meta.

Lajme të ngjashme