Meta i Guxo "me shkoqje të kujdesshme të këmishës" e uron Ramadanin për lindjen e vajzës - NACIONALE

Meta i Guxo "me shkoqje të kujdesshme të këmishës" e uron Ramadanin për lindjen e vajzës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani është bërë baba i një vajze.

Ai gjatë seancë së djeshme të Kuvendit të Kosovës, ka shërbyer çokollata ndaj deputetëve me rastin e lindjes së vajzës.

Mirëpo, deputeti tjetër i VV-së ka zgjedhur një formë tjetër për të uruar Ramandanin për lindjen e vajzës.

Burim Meta i Guxo që është pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së, ia ka zbërthyer këmishinë deputetit, traditë kjo që duket se praktikohet nga Meta në këso raste.

Me shkoqje të kujdesshme të këmishës e uruam Valon Ramadanin për lindjen e vajzës” – ka shkruar ai në storie në Facebook.

Ndërkaq, Valon Ramadani të martën përmes një shkrimi në Facebook, bëri të ditur se është bërë baba i një vajze.

Erdës e Reas iu shtua edhe një motër, ndërkaq unë e Mirjeta jemi të lumtur që e kemi edhe një vajzë. Mbrëmë u lind Dua të cilën po e prisnim plot gëzim dhe bashkë me Mirjetën janë mirë me shëndet. Vajzat janë hare e shtëpisë dhe Dua e ka rritur edhe më shumë ngazëllimin te ne.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme