Deputeti i VV-së bëhet baba i një vajze, shpërndan çokollata në Kuvend
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani ka shpërndarë çokollata, pasi është bërë baba i një vajze.
Klan Kosova ka publikuar pamje të deputetit në Kuvendin e Kosovës, duke u dhënë çokollata kolegëve të tij.
Ndërkaq, ai dje përmes një shkrimi në Facebook, bëri të ditur se është bërë baba i një vajze.
“Erdës e Reas iu shtua edhe një motër, ndërkaq unë e Mirjeta jemi të lumtur që e kemi edhe një vajzë. Mbrëmë u lind Dua të cilën po e prisnim plot gëzim dhe bashkë me Mirjetën janë mirë me shëndet. Vajzat janë hare e shtëpisë dhe Dua e ka rritur edhe më shumë ngazëllimin te ne.” – ka thënë ai.