“Meta” e Zuckerbergut do të shkarkojë 11.000 punëtorë pas rënies të së hyrave
Kompania “Meta” e miliarderit amerikan, Mark Zuckerberg, do të largojë 11.000 punëtorë nga puna, më shumë se një në tetë punëtorë të saj, pasi rënia e madhe e të hyrave e ka lënë rrjetin “Facebook” me staf të tepërt dhe joefektiv, tha shefi ekzekutiv në një shkresë dërguar stafit të mërkurën.
Rundi i parë i zvogëlimit të stafit në historinë e kompanisë pas arritjes së kulmit këtë vit me shifrën prej 87.314 punëtorësh. Në shkresë, Zuckerbergu tha se kompania ka mbiinvestuar në fillim të pandemisë, duke pritur që rritja e aktivitetit në internet do të vazhdonte dhe do të përshpejtohej edhe pas përfundimit të pandemisë.
“Fatkeqësisht, kjo nuk u zhvillua në mënyrën që unë e prisja. Jo vetëm që tregtia në internet është kthyer në frymën e mëparshme, por rënia makroekonomike, konkurrenca e shtuar dhe humbja e sinjalit të reklamave kanë bërë që të hyrat tona të jenë shumë më të ulëta se që prisja. Unë e mora këtë gabim dhe marr përgjegjësi për këtë”, thuhet në shkresën e shefit të kompanisë.