Mësuesja pro VV i futet konspiracioneve: Qarqet qëllimkëqija po organizojnë ofanziva për rrëzimin e qeverisë
Mësusja e shkollës fillore “Ismail Qemajli” në Prishtinë, Refiqe Hamiti, njëherish edhë përkrahse e Lëvizjes Vetëvendosje, e cili i lutej kreut të SBASh-ut, Rrahman Jasharaj që ta ndaloj grevën, ka shkruar një status në profilin e saj në Facebook, të cilin e titullon “Ogurzi brenda shtetit” ku analizon gjendjen globale dhe vendore, teksa vie në përfundim se qeveria Kurti është nën rrezik të rrëzohet, nga siç i quan “qarqet e fikura qëllimkëqija”
Mësuesja shkruan se përpjekja për rrëzimin e Kurtit ka filluar punë tash e tetë muaj.
“Qarqet e fikura qëllimkëqija brenda shtetit tonë po organizojnë tash e 8 muaj ofenziva nxitëse për rrëzimin e Qeverisë Kurti II”, shkruan Hamiti me plotë bindje.
Hamiti shkroi se skenari u organizua nga muaji qershor, i programuar të ndodhë sot (e enjte), mirëpo, deri në këtë orë, Kurti vazhdon të jetë kryeministër i Kosovës.
Statusi i plotë: