Mësohet 11-shja titullare e Ballkanit kundër Zalgiris
Sot, Ballkani për herë të parë do të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ku në 'Fadil Vokrri' do të jetë nikoqir i Zalgiris.
Ekipi mysafir llogaritet favorit për t'u kualifikuar tutje nëse merret parasysh cilësia në organikë, por lojtarët e drejtuar nga Ilir Daja do të përpiqen që të bëjnë maksimumin në mënyrë që t'i thejnë të gjitha matematikat.
Ndërkohë, janë kumtuar edhe formaconionet zyrtare, të cilat mund t'i shihni të ilustruara në foton më poshtë.
